Sirski: Situata në fushën e betejës është përshkallëzuar, rusët duan të hakmerren
- Komandanti i forcave tokësore ukrainase Oleksander Sirski deklaroi se situata në pjesën verilindore të frontit "dukshëm është përshkallëzuar". Ai theksoi se forcat ruse shpresojnë se do ta depërtojnë mbrojtjen në drejtim të Kuljansk-Lima.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:53, 16 tetor, 2023
Kiev, 16 tetor 2023 (MIA) - Komandanti i forcave tokësore ukrainase Oleksander Sirski deklaroi se situata në pjesën verilindore të frontit "dukshëm është përshkallëzuar". Ai theksoi se forcat ruse shpresojnë se do ta depërtojnë mbrojtjen në drejtim të Kuljansk-Lima.
Sirski konsideron se armata ruse në fakt dëshiron "hakmarrje" me kthimin e territoreve të cilat dikur kanë qenë në pushtimin e saj.
Në fillim të gushtut Rusia filloi sulm mbi Kupjanskun dhe rrethinë, duke zhvendosur vijën e frontit për rreth tre kilometra. Predha kanë rënë mbi qytet, duke i detyruar autoritetet lokale të fillojnë me evakuimin e civilëve.
Ukrainasit javën e kaluar njoftuan për një sulm të ashpër rus ndaj Avdievkas, qytet në veri të Donjeckut.
Foto: Arkivi i MIA-s