• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siril Ramafosa: Në takimin në Afrikë të Jugut do të marrin pjesë presidentët e të gjitha vendeve anëtare të BRIKS

Siril Ramafosa: Në takimin në Afrikë të Jugut do të marrin pjesë presidentët e të gjitha vendeve anëtare të BRIKS

Johanesburg, 14 korrik 2023 (MIA) - Samiti i ardhshëm i BRIKS në Afrikën e Jugut do të mbahet me prani fizike dhe në të do të marrin pjesë presidentët e të gjitha pesë vendeve anëtare të organizatës, deklaroi presidenti i Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa.

"Kishte zëra se samiti do të mbahej onllajn – nuk do të jetë ashtu. Gjithçka do të jetë ballë për ballë, sy më sy. Do të marrin pjesë disa krerë shtetesh. Është e rëndësishme që liderët e pesë vendeve anëtare të BRIKS të jenë të pranishëm në forum", tha Ramafosa në takimin e Këshillit të Biznesit të BRICS në Sandton, Johanesburg, për shkak të informacioneve se a do të marrë pjesë presidenti rus Vladimir Putin në samitin në Afrikën e Jugut.

Pasi Gjykata Themelore Penale dha urdhër për arrestimin e tij, u fol se takimi mund të jetë virtuel. Në samit pritet të marrin pjesë të paktën 22 shefa të shteteve. 

Më 11 korrik, zëdhënësi i liderit rus, Dmitrij Peksov, tha se Kremlini ende nuk ka vendosur nëse Putini personalisht do të marrë pjesë në samitin e BRIKS ose do të marrë pjesë në format tjetër. 

Gjykata Penale Ndërkombëtare më 17 korrik lëshoi ​​urdhër arresti për Putinin dhe Ombudsmanen e Rusisë për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, me akuza për "deportim të paligjshëm" të fëmijëve ukrainas. Duke komentuar këtë vendim, Peskov deklaroi se Moska nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, duke iu referuar informacioneve të marra nga Haga, tha se vendimet e GJNP-së nuk kanë asnjë kuptim për Rusinë dhe se çdo urdhër arresti është ligjërisht i pavlefshëm.

BRIKS i përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Samiti do të mbahet në Johanesburg prej 22 deri 24 gusht. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR