• e premte, 05 dhjetor 2025

Siria e njoh pavarësinë e Kosovës

Siria e njoh pavarësinë e  Kosovës

Prishtinë, 29 tetor 2025 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani sot deklaroi se Republika arabe e Sirisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Shara për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë", shkroi Osmani në Fejsbuk.

Ajo shtoi se populli i Kosovës dhe i Sirisë kanë vuajtur shumë dhe kanë sakrifikuar për ta arritur lirinë.

"Kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Republika jonë shkon përpara dhe asgjë nuk mund ta ndalë", theksoi Osmani.

Deri më tani, 120 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. bab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR