• e premte, 05 dhjetor 2025

Siria është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për rikthimin e Marrëveshjes për siguri me Izraelin

Siria është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për rikthimin e Marrëveshjes për siguri me Izraelin

Damask, 4 korrik 2025 (MIA) - Autoritetet siriane sot kumtuan se janë të gatshme të bashkëpunojnë me SHBA-në për rikthimin e Marrëveshjes për siguri nga viti 1974 me Izraelin.

Pasi që në dhjetor të vitit të kaluar u rrëzua presidenti sirian Bashar al-Asad dhe pushtetin e mori koalicioni islamik, Izraeli ka kryer qindra sulme ndaj Sirisë dhe ka sistemuar trupa në zonën e demilitarizuar në Rrafshnaltën e Golanit, duke shkelur Marrëveshjen për siguri.

Lideri i ri islamist, Ahmad al Shara, nuk u përgjigj ushtarakisht, ndërsa Damasku zyrtarisht pranoi se po udhëheq bisedime indirekte me Izraelin për uljen e tensioneve.

Siria synon të bashkëpunojë me SHBA për t'u rikthyer Marrëveshja për ndarje (ushtarake) nga viti 1974, deklaroi shefi  diplomacisë siriane Asad al Shaibani në bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Marko Rubio.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sar, theksoi se Izraeli ishte "i interesuar" për normalizimin e marrëdhënieve me Sirinë dhe Libanin fqinj. Por, ai theksoi se Izraeli nuk ka ndërmend të kthejë pjesën e Rrafshnaltës së Golanit ,sirian që e pushtoi në vitin 1967 dhe e aneksoi në vitin 1981.

Pas Marrëveshjes për ndarje, u formua tampon-zonë e demilitarizuar nën vëzhgimin e KB-së në Rrafshnaltën e Golanit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR