Sirena për alarm dhe shpërthime në Jerusalem, një ditë para armëpushimit në Rripin e Gazës
- Në Jerusalem sot në mëngjes u dëgjuan shpërthime, pak pasi u dëgjuan sirena për alarm në qytet dhe në pjesën qëndrore të Izraelit, një dit para hyrjes në fuqi marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, publikuan mediat izraelite.
Jerusalem, 18 janar 2025 (MIA) - Në Jerusalem sot në mëngjes u dëgjuan shpërthime, pak pasi u dëgjuan sirena për alarm në qytet dhe në pjesën qëndrore të Izraelit, një dit para hyrjes në fuqi marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, publikuan mediat izraelite.
Ushtria izraelite kumtoi se projektila janë hedhur drejt Izraelit në Jemen, por janë kapur dhe shkatërruar nga mbrojtja ajrore.
Kryengritësit jemen huthët filluan sulme në territorin izraelet pas shpërthimit të luftës në Rripin e Gazës, duke pretenduar se janë solidarizuar me palestinezët.
Pas shpalljes së armëpushimit në Rripin e Gazës, huthët paralajmëruan se do të vazhdojnë me sulmet nëse Izraeli nuk i respekton kushtet nga marrëveshja. ls/
Foto: EPA