Sipas ushtrisë izraelite në Gaza gjenden 240 pengje të kidnapuar më 7 tetor
- Zëdhënësi i i forcave mbrojtëse izraelite (IDF) Daniel Hagari kumtoi se ushtria deri tani ka lajmëruar familjet e 240 pengjeve se të afërmit e tyre gjenden në Rripin e Gazës me çka numri i njerëzve të konfirmuar që janë kidnapuar më 7 tetor u rrit në të paktën 245.
- Post By Fami Bajrami
- 10:52, 31 tetor, 2023

Tel Aviv, 31 tetor 2023 (MIA)- Zëdhënësi i i forcave mbrojtëse izraelite (IDF) Daniel Hagari kumtoi se ushtria deri tani ka lajmëruar familjet e 240 pengjeve se të afërmit e tyre gjenden në Rripin e Gazës me çka numri i njerëzve të konfirmuar që janë kidnapuar më 7 tetor u rrit në të paktën 245.
Hagari potencoi se numri nuk është përfundimtar sepse ushtria hulumton informacione të reja. Ka edhe dhjetëra njerëz të zhdukur fati i të cilëve ende nuk dihet. ss/
Foto: EPA