Sipas raportit të Komiteti të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në Dhomën përfaqësuese të SHBA-së, Rama shpenzoi mijëra dollarë në një hotel të Trampit
- Komiteti i mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në Dhomën përfaqësuese të SHBA-së ka përgatitur një raport të detajuar se si Donald Trump ka keqpërdorur pozitën e presidentit për të përfituar miliona dollarë nga liderët botërorë, ku përmendet edhe kryeministri Edi Rama, publikoi Ora Njuz.
Tiranë, 5 janar 2024 (MIA) – Komiteti i mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në Dhomën përfaqësuese të SHBA-së ka përgatitur një raport të detajuar se si Donald Trump ka keqpërdorur pozitën e presidentit për të përfituar miliona dollarë nga liderët botërorë, ku përmendet edhe kryeministri Edi Rama, publikoi Ora Njuz.
Në raportin thuhet se gjatë presidencës së Trampit, nga viti 2017 deri në vitin 2020, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe këshilltarët e tij, si dhe një ministër i qeverisë shqiptare, shpenzuan mijëra dollarë në hotelin "Tramp International" në Uashington.
"Kryeministri Rama zgjodhi të qëndrojë në hotel gjatë vizitës së tij në mars 2017. Për dy netë, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3474 dollarë. Ata qëndruan në të njëjtin kat me zotin Agron Neza. Nuk ka asnjë tregues në të dhënat se zyrtari i lartë tashmë i dënuar i FBI, Mekonigal ka qëndruar në hotelin gjatë së njëjtës periudhë e cila lidhet me Ramën dhe këshilltarët e tij Neza dhe Dorian Duçka", thekson televizioni.
Më 18 dhe 19 janar 2018, Duçka qëndroi në hotelin e Trampit për 1503 dollarë. Në të njëjtin hotel më 3 dhe 4 mars 2018, kanë qëndruar Rama dhe këshilltarët e tij Andri Fuga dhe Keisi Seferi, qëndrimi i të cilëve ka kushtuar 1158 dollarë, ndërsa nga data 24-26 qershor të po këtij viti në hotelin ka qëndruar ministri i atëhershëm i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri për 1025 dollarë. ls/
Foto: EPA