• e diel, 22 dhjetor 2024

Sipas Ramës pa SHBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur, për Blinkenin dialogu me ndërmjetësim të BE-së është rruga e vetme e duhur për tejkalimin e tensioneve

Sipas Ramës pa SHBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur, për Blinkenin dialogu me ndërmjetësim të BE-së është rruga e vetme e duhur për tejkalimin e tensioneve

Tiranë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp, konfirmuan se kanë biseduar edhe rreth gjendjes në Kosovë, me ç'rast Rama vlerësoi se shqiptarët nuk duhet harruar se pa SHBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur.

Ai shtoi se e promovojnë dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës dhe Serbisë dhe se SHBA-ja ka qenë dhe do mbetet mbështetësi i palëkundur të procesit të njohjeve të Kosovës.

"Është mirë që shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga ata në Kosovë, të mos harrojnë se pa SHBA-në nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-së për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është interes i dorës së dytë dhe nuk është interes i ndarë. Përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar me aleatët tanë strategjikë, sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës”, tha Rama.

Sipas funksionarit të lartë amerikan, "dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara".

"Ne jemi të vendosur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit për integrime dhe mbështesim dialogun. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, tha Blinken. 

Sipas Ramës. mirë është e njohur se Shqipëria kultivon politikë të shtrirjes së dorës së miqësisë ndaj të gjitha vendeve në rajon.

Ne kemi investuar që rajoni të ec përpara. Në interes të popullit tonë është ta shohë bashkimin me Evropën si pjesë e pashmangshme me bashkimin e këtij rajoni rreth vlerave dhe parimeve", tha Rama. bsh/

Foto: Rama Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR