• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sipas kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së, mund të ndodhë një marrëveshje dypartiake për të rritur kufirin e borxhit

Sipas kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së, mund të ndodhë një marrëveshje dypartiake për të rritur kufirin e borxhit

Uashington, 18 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së, Kevin Mekarti, sot deklaroi se është e mundur një marrëveshje midis demokratëve dhe republikanëve për të rritur kufirin e borxhit.

Negociatorët tani janë "në një pozitë shumë më të mirë, kështu që unë mund të shoh se një marrëveshje është e mundur," tha Mekarti.

Sipas tij, Dhoma Përfaqësuese javën e adhshme do të merret me marrëveshjen për rritjen e tavanit të huamarrjes.

Mekarti shtoi se negociatorët demokratë dhe republikanë po i përpunojnë ende detajet.

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden është optimist për perspektivat për zgjidhjen e problemit të borxhit publik të vendit, por beson se duhet bërë "shumë punë" në këtë fushë për një numër çështjesh komplekse, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas një raundi të ri bisedimesh mes kreut të shtetit dhe liderëve të Kongresit, mbajtur para deklaratës së Mekartit. 

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, SHBA-ja nuk do të jetë në gjendje t'i kryejë plotësisht detyrimet e veta në qershor nëse Kongresi nuk miraton një rritje të kufirit të huamarrjes.

Republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuese, e kanë lidhur rritjen e kufirit të huamarrjes me miratimin e një programi për uljen e kostove buxhetore. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR