• e diel, 22 dhjetor 2024

Sipas një ish-zëvendëskancelari gjerman, integrimi i emigrantëve nuk është i suksesshëm

Sipas një ish-zëvendëskancelari gjerman, integrimi i emigrantëve nuk është i suksesshëm

Berlin, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-lideri i Partisë Socialdemokrate Gjermane (GSDP) dhe ish-zëvendëskancelari i Gjermanisë, Zigmar Gabriel, deklaroi se vendi po dështon në integrimin e emigrantëve, njoftoi DPA.

"Njerëzit nuk janë të verbër dhe mund të shohin se, nga njëra anë, Evropa nuk i mbron në mënyrë efektive kufijtë e saj të jashtëm, ndërsa nga ana tjetër, ne dështojmë në shumë fusha kur bëhet fjalë për integrimin e emigrantëve që kanë mbërritur këtu", theksoi ai në Noje Osnabriker Cajtung,

“Rezultatet e studimit të PISA-s të publikuar së fundmi në fushën e arsimit janë një nga provat e shumta për këtë”, shtoi Gabriel. Sipas këtij studimi, të publikuar në fillim të këtij muaji, nxënësit në moshën 15 dhe 16-vjeçarë në Gjermani arritën rezultatet më të ulëta në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore të regjistruara deri më tani në vend.

Gabriel bëri thirrje për një kurs të ri në politikën e migracionit të Gjermanisë përpara zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm. "Sa më pak partitë demokratike të flasin për këtë temë të vështirë në mënyrë të ndritur dhe pa bllof parazgjedhor, aq më lehtë do të jetë për AzD-në (Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë), theksoi ai. "Sepse për shumë njerëz në Gjermani, çështja e migrimit është një simbol i pasigurisë në rritje", theksoi ai.

Nga janari deri në nëntor 2023, 305,000 persona shtesë aplikuan për azil në Gjermani - një rritje prej rreth 60 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR