• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sipas blogerëve ushtarakë, së paku 13 ushtarë rusë e kanë humbur jetën gjatë kryengritjes së "Vagnerit"

Sipas blogerëve ushtarakë, së paku 13 ushtarë rusë e kanë humbur jetën gjatë kryengritjes së

Moskë, 25 qershor 2023 (MIA) - Së paku 13 ushtarë rusë janë vrarë gjatë kryengritjes së grupit paramilitar Vagner duke përfshirë edhe pilotë, kumtuan blogerët ushtarakë prorusë, njofton DPA.

Numri i viktimave mund t'i tejkalojë 20, potencuan sot disa komentues të pavarur, duke e marrë parasysh rrëzimin e gjashtë helikopterëve dhe një aeroplani vëzhgues nga grupi i Evgenij Prigozhinit.

Tani për tani nuk ka konfirmim nga autoritetet ruse për pohimet e tilla, ndërsa informacioni nuk mund të konfirmohet nga një burim i pavarur, potencoi DPA.

Helikopterët e rrëzuar i kanë përfshirë tre Mi-8 të cilët përdoren për luftime elektronike të cilat nuk arrijnë deri tek fronit, publikoi blogu ushtarak "Ribar".

U rrëzua edhe një aeroplan transportues Il-18 me ç'rast jetën e humbi i gjithë ekuipazhi, thuhet në publikimin e "Ribar". Nëse numrat janë të saktë, kjo do të thotë se humbjet e forcave të aviacionit gjatë kryengritjes kanë qenë më të mëdha se gjatë kundëofensivës ukrainase.

Prigozhin dje dha informacione kundërthënëse për përplasje midis luftëtarëve të tij dhe forcave ajrore ruse. Për shembull, ai fillimisht tha se është rrëzuar një helikopter, ndërsa më vonë, kur urdhëroi ndalimin e marshit drejt Moskës, potencoi se nuk është derdhur asnjë pikë gjaku.

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR