• e martë, 24 dhjetor 2024

SIPA në Mostar po kryen bastisje në fakultetet private për shkak të dyshimit se kanë lëshuar diploma të falsifikuara

SIPA në Mostar po kryen bastisje në fakultetet private për shkak të dyshimit se kanë lëshuar diploma të falsifikuara

Mostar, 15 janar 2024 (MIA) - Pjesëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje të BeH-së (SIPA) kryejnë bastisje në institucionet private të arsimit të lartë në rajonin e Mostarit, për shkak të dyshimit se kanë lëshuar diploma të falsifikuara.

Aksioni "Klaster" zbatohet me urdhër të Gjykatës së Bosnja e Hercegovinës, ndërsa nga fakultetet private në Mostar merren dokumente dhe dosje të dyshimta studentore, kumtoi SIPA.

Konfiskimi i përkohshëm i dokumentacionit bëhet për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se janë kryer vepra penale "Krim i organizuar", "Tregti e palejuar" dhe "Larje parash" si dhe "Keqpërdorim të pozitës ose autorizimit", "Falsikim ose shkatërrim i dokumenteve zyrtare". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR