• e premte, 05 korrik 2024

Sinagoga në Berlin është sulmuar me armë zjarri gjatë natës

Sinagoga në Berlin është sulmuar me armë zjarri gjatë natës

Berlin, 18 tetor 2023 (MIA) - Sinagoga në Berlin u sulmua me koktej Molotov, kumtoi policia gjermane.

Kjo ndodh pasi incidentet antisemite në kryeqytetin gjerman janë rritur pas një përshkallëzimi të dhunshëm të situatës në Lindjen e Afërt.

Komuniteti Kahal Adas Xhisroel njofton se sinagoga e tyre në lagjen Mite në qytet u sulmua mëngjesin e sotëm me dy kokteje Molotov. Në kompleksin në qendër të Berlinit janë vendosur një sinagogë, një kopsht fëmijësh dhe një qendër e komunitetit.

Policia, gjithashtu kumtoi se gjatë natës ka pasur trazira mes emigrantëve myslimanë dhe policisë në lagjet Nojkoeln dhe Krojcberg dhe në Portin Brandenburg në Berlin, në të cilat u plagosën disa oficerë.

Policia gjermane ka rritur sigurinë në institucionet hebraike në Berlin dhe në vende tjera pas konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit. ms/bsh/

Foto: Arhivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR