• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sillet vendim për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Armatës në KFOR në Kosovë

Sillet vendim për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Armatës në KFOR në Kosovë
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, solli vendim për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s në KFOR, në Republikën e Kosovës, për periudhën prej gjashtë muajve, duke llogaritur nga gushti i vitit 2022, si dhe vendim për dërgimin e dy pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në stërvitjen "ANATOLIAN EAGLE 22" në Republikën e Turqisë, kumton pres-shërbimi qeveritar.
Gjithashtu, është sjell edhe Vendim për miratim, hyrje dhe qëndrim të 33 pjesëtarëve të Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore - SEEBRIG (SOUTH EAST EUROPE BRIGADE – SEEBRIG), nga Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë, Republika e Rumanisë dhe Republika e Turqisë me mjete materiale-teknike, automjete motorike ushtarake dhe pajisje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , të cilët së bashku me nëntë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në kryerjen e detyrave në Komandën e Brigadës së Evropës Juglindore-SEEBRIT. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR