• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova: Nuk jam për linja të kuqe, jam për një marrëveshje brenda vendit

Siljanovska-Davkova: Nuk jam për linja të kuqe, jam për një marrëveshje brenda vendit

Shkup, 30 shtator 2025 (MIA) - Nuk jam për linja të kuqe të reja, jam për një marrëveshje brenda vendit. Nëse dalim jashtë vendit me konsensus, atëherë do të na respektojnë, deklaroi  presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke komentuar projekt-rezolutën e prezantuar nga lideri i LSDM-së, Venko Filipçe për integrimin evropian me "linja të kuqe".

"Nuk ka më linja të kuqe, atë tashmë janë shkelur ose janë fshirë me gomë. Ajo që duhej të bënim, sepse ky nuk është më një propozim i ri, kishte disa deklarata para tij, njëra prej tyre e bërë me ndihmën e ASHAM-it. Prisja dhe isha e lumtur, por në një kohë shumë të shkurtër liderët e partive do të uleshin, u ulën, varrosën sëpatat e tyre dhe mendova se ky është momenti politik kur ata do të shkojnë së bashku në Bruksel dhe do të thonë - shikoni, nuk e dimë sa herë kemi kërkuar ndryshime kushtetuese, nuk ka rezultat, padyshim që kjo nuk është zgjidhja. Kushtetuta po ndryshon, por politika e fqinjëve tanë ndaj nesh mbetet e njëjtë. Le të ndjekim pak modelin e politikanëve bullgarë ose grekë, nuk kemi pse ta ndryshojmë Kushtetutën, por le të ulemi dhe të ndërtojmë një platformë të negociatave. Dhe le të mos dalim askund jashtë dhe të mos flasim me askënd para se ta bëjmë thirrje. Çfarë mendojmë së bashku se është e mundur dhe çfarë mendojmë se është e pamundur. Dhe sikur gjërat po shkonin mirë, papritmas pashë vizitën e kreut të LSDM-së në Bruksel dhe ai tha se ishte gati të sakrifikonte mandatin e tij vetëm për të bërë një hap përpara. Nëse ke një hap - ndryshime kushtetuese dhe pastaj një pengesë, nuk ke bërë asgjë, thjesht ke ndryshuar Kushtetutën - kjo nuk është një linjë e kuqe. Unë nuk jam për linja, jam për një marrëveshje në vend", theksoi Siljanovska Davkova në një intervistë me Sitel.

Sipas saj, nacionalizmi ndodhi aty ku nuk duhej të kishte ndodhur - në Parlamentin Evropian.

"Nacionalizmi ndodhi aty ku nuk duhej të ndodhte - në Parlamentin Evropian. Aty nuk ishte liria e fjalës, ishte gjuha e urrejtjes. Nuk ishin vetëm partitë e krahut të djathtë që e mbështetën atë fjalim, por të gjithë qëndruan pas tij duke u bashkuar dhe duke shkatërruar propozimin tonë. Pra, nuk duhet të veprojmë në mënyrë nacionaliste, as nuk mund të veprojmë, por megjithatë mund të shkojmë jashtë me një konsensus, atëherë ata do të na respektojnë. Këto nuk janë çështje partiake, këto janë çështje kombëtare - diçka për të cilën duhet të ketë vërtet një konsensus", theksoi presidentja.

Lidhur me faktin nëse mund të ecim përpara drejt Brukselit pavarësisht të gjithave këtyre, ajo theksoi se gjithçka nuk mund të ndryshojë brenda natës, nevojitet një konsensus nga BE-ja, por kjo, thotë ajo, është gjithashtu në përputhje me filozofinë e BE-së, sepse filozofia e BE-së neve na tërheq dhe të gjithë të tjerët, dhe ai është uniteti në diversitet ose respekti për identitetin kombëtar dhe kulturor në atë sistem politik si një sistem shtetesh dhe kombesh dhe respekt për dinjitetin dhe integritetin.

"Dhe ne në vendin tonë nuk duhet të ikim nga parimet që lidhen me kriteret e Kopenhagenit, ato ishin për të gjithë, ato duhet të vlejnë edhe për ne. Megjithatë, nuk mund të arrish një hap përpara në përmbushjen e kërkesave irracionale sepse irracionalja nuk ka bazë - ajo krijon një kërkesë të re irracionale", vlerësoi Siljanovska Davkova.

Lidhur me idenë e ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar, ajo tha se nuk janë në diskutim të drejtat e kufizuara ose të shkelura të qytetarëve që deklarohen si bullgarë në Maqedoni. mb/

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR