• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Kinës, Xhiang Sjaojen

Siljanovska-Davkova ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Kinës, Xhiang Sjaojen

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pranuar letra kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Republikës Popullore të Kinës, Xhiang Sjaojen. 

Siljanovska-Davkova dhe Sjaojen, siç informojnë nga kabineti presidencial, shprehën kënaqësi për cilësinë e marrëdhënieve Maqedoni-Kinë, të bazuara në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë

Për Siljanovska-Davkovën, integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Maqedonisë, ndërsa dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet dhe sfidat rajonale dhe globale.

Duke përcjellë përshëndetjet e ngrohta nga presidenti Si Xhinping dhe shprehjet e respektit më të lartë nga qeveria dhe populli kinez, ambasadorja kineze theksoi se Republika Popullore e Kinës është miku ynë i sinqertë, i besueshëm dhe i sigurtë i cili respekton sovranitetin e shtetit të Maqedonisë dhe dinjitetin dhe integritetin e popullit të Maqdonisë. 

Presidentja Siljanovska-Davkova, theksohet në kumtesë, përshëndeti aktivitetet e Katedrës së gjuhës maqedonase në pranë Universitetit për studime të huaja në Pekin.

"Bashkëbiseduesit njohën potencialin e pashfrytëzuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë dhe turizëm. Ata besojnë dhe mbështesin multilateralizmin efektiv, në qendër do të jenë vendimarrjet e reformuara me Kombet e Bashkuara. 

Foto: kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR