• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova dhe Misajllovski në shënimin e "25 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të KB - Gratë, paqja dhe siguria"

Siljanovska-Davkova dhe Misajllovski në shënimin e

Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Në Shkup sot do të shënohet "25 vjetori i miratimit të Rezolutës 1325 të KB - Gratë, paqja dhe siguria". 

Në ngjarje do të ketë fjalim presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas dhe Vesna Ivanoviq-Kastared, udhëheqëse e Zyrës së UN Women. 

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të ngjarjes do të realizohen dy panel diskutime kushtuar përvojave kombëtare dhe lidershipit të grave në institucionet e sigurisë dhe misionet paqësore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR