• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Ribashkimi i popullit gjerman pas rënies së Murit të Berlinit është akt historik për gjithë Evropën

Siljanovska Davkova: Ribashkimi i popullit gjerman pas rënies së Murit të Berlinit është akt historik për gjithë Evropën

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe ministra dhe përfaqësues të jetës publike dhe shoqërore morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë me rastin e Ditës së unitetit gjerman.

"Presidentit Frank-Valter Shtajnmaer dhe popullit gjerman ua urojmë Ditën kombëtare, me dëshira të sinqerta për përparim të mëtejshëm, stabilitet dhe prosperitet. Ribashkimi i popullit gjerman pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1990 është një akt historik për të gjithë Evropën. Kjo ditë na kujton se paqja dhe stabiliteti ndërtohen me respekt për dinjitetin njerëzor, me fuqinë e ligjit dhe me dialog dhe mirëkuptim. Besoj se marrëdhëniet maqedono-gjermane, si tradicionalisht të ngushta dhe miqësore, do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të përparojnë", shkroi presidentja Siljanovska Davkova në Fejsbuk. mb/

Foto: FB i Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR