• e enjte, 04 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova në Forumin paqësor të Parisit: Presim diskutime që do të kontribuojnë drejt zgjidhjes së sfidave më urgjente globale

Siljanovska Davkova në Forumin paqësor të Parisit: Presim diskutime që do të kontribuojnë drejt zgjidhjes së sfidave më urgjente globale

Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila e cila po merr pjesë në Forumin e tetë paqësor të Parisit, pret diskutime që do të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave më urgjente globale. 

"Është nder të jem pjesë e hapjes së Forumit paqësor të Parisit i cili këtë vit mbahet në temën "Koalicione të reja për paqen, njerëzit dhe planetin". Pres diskutime të frytshme që do të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave më urgjente globale: paqen dhe sigurinë, ndryshimet klimatike, transformimin digjital, kohezionin social", shkroi presidentja Siljanovska Davkova në profilin e saj në Fejsbuk. 

Siç informuan më herët nga kabineti i saj, Siljanovska Davkova do të flasë në sesionin "Rëndësia e bashkëpunimit rajonal në Ballkan për gjeneratat e ardhshme" në të cilën do të diskutojë se si një bashkëpunim më i thellë rajonal mund të krijojë mundësi konkrete për të rinjtë përmes investimeve të përbashkëta në arsim, mobilizim, inovacione dhe përfshirje sociale. 

Në sesion do të shqyrtohen edhe çështja si angazhimi i të rinjëve, mund të bëhet shtyllë në rinovimin demokratik dhe integrimin në Bashkimin Evropian. 

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në darkën e cila për nderë të mysafirëve të lartë të Forumit paqësor të Parisit, do ta organizojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. 

Forumi paqësor i Parisit i themeluar në vitin 2018 është platformë ndërkombëtare për avancimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh. rq/

Foto: Fejsbuku i Gordana Siljanovska Davkovës

QËNDRONI TË LIDHUR