• e shtunë, 19 korrik 2025

Siljanovska Davkova e ka pritur ambasadorin e Spanjës dhe përfaqësuesit e KB dhe UNDP në vigjilje të Konferencës së Seviljes

Siljanovska Davkova e ka pritur ambasadorin e Spanjës dhe përfaqësuesit e KB dhe UNDP në vigjilje të Konferencës së Seviljes

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, koordinatoren rezidente të KB-së, Rita Kolumbia dhe përfaqësuesin e UNDP-së në Shkup, Armen Gregorian, në vigjilje të Konferencës së 4-të ndërkombëtare për financim të zhvillimit (FfD4), e cila nën patronazhin e KB-së do të mbahet në Sevilje, Spanjë, ndërsa në të cilën do të marrë pjesë Siljanovska Davkova.

Në takim, presidentja, siç njoftoi Kabineti i saj, u informua mbi qëllimet, pritjet dhe rëndësinë e Konferencës.

Takimin e liderëve në Sevilja, bashkëbiseduesit e vlerësuan si një mundësi të mirë për të gjetur zgjidhje për përballje me sfidat financiare në përmbushjen e Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Konferenca, në të cilën pritet të marrin pjesë më shumë se 50 krerë shtetesh dhe qeverish, pritet të hartojë një Platformë për veprim, me iniciativa dhe fonde specifike", thuhet në komunikatë

Sipas Siljanovska Davkovës, pa burime të mjaftueshme financiare, nuk është e mundur të zbatohet Axhenda 2030. Në takim, ajo theksoi nevojën për të reformuar arkitekturën financiare ndërkombëtare, për të mbështetur vendet në zhvillim dhe për të pasur më shumë qasje në financa.

"Presidentja e sheh nxitjen e investimeve të sektorit privat dhe partneritetet publik-private si një zgjidhje për sigurimin e fondeve të nevojshme", thuhet në deklaratë.

Duke theksuar objektiva të qarta, presidentja e theksoi rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit shumëpalësh dhe rajonal. mb/

Foto: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR