• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Bazari diplomatik humanitar sërish ishte vendi ku solidariteti i ndërlidh kulturat

Siljanovska Davkova: Bazari diplomatik humanitar sërish ishte vendi ku solidariteti i ndërlidh kulturat

Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mori pjesë në Bazarin diplomatik humanitar, i cili u mbajt në Shkup nën patronazhin e ambasadorit të Republikës së Austrisë, Martin Pamer, me rastin e Ditës botërore të fëmijëve. Në këtë ngjarje, presidentes iu dha një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e saj.

"Këtë vit, në shkëlqimin e diversitetit ndërkombëtar, Bazari diplomatik humanitar ishte përsëri një vend ku solidariteti lidh kulturat. Më pëlqeu diversiteti kulturor: tavolinat e mbushura me objekte arti që identifikojnë vendet, produktet unike, ushqimi i shijshëm, por mbi të gjitha, fytyrat e qeshura të fëmijëve, njerëzit e gëzuar dhe muzika e bukur. Letra e falënderimit për kontributin tim modest, nga "Mirë se erdhe" dhe Ambasada e Austrisë, më kujtoi se thelbi i njerëzimit shprehet më fort kur drejtohet drejt fëmijëve. Është mbresëlënëse kur magjia e festave merr një dimension të thellë njerëzor!, publikoi presidentja në Fejsbuk.

Bazari diplomatik humanitar, i cili tërhoqi një numër të madh vizitorësh, kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për të përmirësuar kushtet higjienike në dy shkolla fillore, për të gjithë nxënësit, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në ngjarje u theksua se iniciativa është me rëndësi të jashtëzakonshme për komunitetin dhe se komuniteti diplomatik kontribuon së bashku në krijimin e kushteve më të mira dhe më dinjitoze për zhvillimin e fëmijëve.

Një numër ambasadash kishin stendat e tyre, ku vizitorët mund të provonin gatime tradicionale nga vende të ndryshme, si dhe të blinin dhurata autentike, punime artizanale, varëse dhe sende të tjera unike. Ndër pjesëmarrësit ishin ambasadat e Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Turqisë, Japonisë, Kinës, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Institutit "Konfuçie". mb/

Foto: FB i presidentes Gordana Siljanovska Davkova 

QËNDRONI TË LIDHUR