• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanoska-Davkova nuk është kandidate jopartiake, por është kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së, thonë nga ekipi zgjedhor i Pendarovskit

Siljanoska-Davkova nuk është kandidate jopartiake, por është kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së, thonë nga ekipi zgjedhor i Pendarovskit

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Nga ekipi zgjedhor i kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, i cili është shefi aktual i shtetit sot përmes një komunikate theksojnë se dorëzimi i nënshkrimeve të deputetëve ka treguar dy gjëra, se kandidatja Gordana Siljanoska Davkova nuk është kandidate jopartiake, por kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së dhe se Davkova dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët me orë kanë pritur për t'u nënshkruar.

"Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE është kandidatja e vetme për kryetare të shtetit, e cila me kandidaturën e saj në vend të nënshkrimeve të nevojshme qytetare ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Vetëm dy javë më parë VMRO-DPMNE mburrej se për Gordana Siljanovska Davkovën kanë nënshkruar më së shumti qytetarë, janë përmendur shifra prej 20.000, 25.000 nënshkrime e edhe më shumë. Por në fund, kandidatura e Siljanovska Davkovës u mbështet vetëm me tridhjetë nënshkrime të deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së", thuhet në komunikatë.

Намерно или случајно, деновиве, најцитирана изјава од гостувањето на директорот на Заводот за статистика, Апостол Симовски,  на емисијата “Win-win” е онаа за ЗАКАНАТА со казна: парична или „з

Nga ekipi i Pendarovskit pyesin pse Siljanovska Davkova ka vendosur për këtë hap.

"Nëse në ditën e mbledhjes së nënshrimeve kanë gënjyer për numrin e përgjithshëm të nënshkrimeve të mbledhura? Nëse në lista ndoshta ka patur përputhje të një numri të caktuar të nënshkrimeve, disa të deponuara në zyrat noteriale ndërsa të tjerat në sektorët rajonalë të KSHZ-së. Në fund, nëse numri përfundimtar i nënshkrimeve, jo vetëm që nuk është drastikisht më i madh, por është më i vogël nga numri i nënshkrimeve të mbledhura nga ana e Stevo Pendarovskit? Përgjigje për këtë duhet të japin Gordana Siljanovska Davkova dhe VMRO-DPMNE", thuhet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR