• e premte, 05 dhjetor 2025

Sikorski: Qëllimi i dronëve rusë ishte të na testojnë pa provokuar luftë

Sikorski: Qëllimi i dronëve rusë ishte të na testojnë pa provokuar luftë

 Varshavë, 29 shtator 2025 (MIA) - Inkursionet ruse me dronë kishin për qëllim që t'i testojnë vendet evropiane pa provokuar në të vërtetë luftë, deklaroi sot shefi i diplomacisë polake Radoslav Sikorski.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Sikorski tha se të gjithë dronët që sulmuan hapësirën ajrore të vendeve evropiane në javët e fundit "vinin nga i njëjti vend, ndryshe nga ata që shkonin në Ukrainë", raportoi Gardiani. 

 "Dizajnet e dronëve ishin të ndryshme, ata ishin të paarmatosur, por me rezervuarë shtesë karburanti në vend të kokave bërthamore", tha Sikorski.

Ai vlerësoi reagimet e vendeve ndaj inkursioneve me dronë. 

"Mendoj se rusët bënë një gabim tjetër sepse menduan se do të na ndajnë, se do të reagojmë me dronë dhe do të zvogëlonim mbështetjen për Ukrainën, por ndodhi e kundërta", tha Sikorski. 

 Si përgjigje të kërcënimeve të shpeshta, NATO njoftoi një përforcim të misionit të saj në Detin Baltik duke dërguar një fregatë mbrojtëse ajrore, si dhe mjete shtesë për ndekje dhe mbikëqyrje.

Aleanca, gjithashtu, këtë muaj e filloi misionin e Gardës Lindorepër të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të Evropës në përgjigje të inkursioneve të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. 

 Rusia ka mohuar akuzat se dronët dhe aeroplanët e saj luftarakë kanë shkelur hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR