• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sikorski: Paqja ka gjasa në Ukrainë nëse Trampi kërcënon Rusinë se do ta rrisë ndihmën për Kievin

Sikorski: Paqja ka gjasa në Ukrainë nëse Trampi kërcënon Rusinë se do ta rrisë ndihmën për Kievin

Varshavë, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radoslav Sikorski, vlerësoi se ekziston mundësi reale për paqe në Ukrainë, nëse Donald Tramp fiton zgjedhjet në SHBA dhe kërcënon Rusinë se do të rrisë ndihmën për Ukrainën nëse Moska zyrtare nuk ulet në tryezën e bisedimeve dhe nuk nënshkruan marrëveshje paqësore.

“Njerëzit rreth Trampit thonë se Ukraina nuk duhet të detyrohet të nënshkruajë marrëveshjen, por vetëm Putini. Ndoshta kërcënimi i rritjes së ndihmës për Kievin është një mënyrë për t'i dhënë fund luftës. Nëse ky mendim fiton në SHBA, atëherë ne kemi një shans që Trampi të fitojë dhe kapitullimi ndaj Putinit sigurisht që nuk do të jetë fitore”, deklaroi Sikorski për shërbimin televiziv publik polak TVPlnfo.

Shefi i diplomacisë polake nuk ka dashur të komentojë se si atentati i pasuksesshëm ndaj ish presidentit amerikan dhe kandidatit aktual republikan Donald Tramp do të ndikojë në fushatën zgjedhore dhe votimin.

“Pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, Polonia do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në. Gjatë vizitës sime në SHBA takova edhe njerëzit e Trampit. Nuk duam të krijojmë përshtypjen se Polonia po kërkon një nga kandidatët. Nuk bëjmë gabim si partia “Ligji dhe drejtësia” e cila i dha anën Trampit”, tha Sikorski. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR