Sijarto: Trampi dhe Orban biseduan në telefon për sigurinë energjetike në Evropën Qendrore
- Kryeministri hungarez Viktor Orban bisedoi në telefon me presidentin amerikan Donald Tramp për disa çështje, duke përfshirë edhe sigurinë energjetike në Evropën Qendrore, deklaroi mbrëmë vonë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në një video të publikuar në Fejsbuk.
Budapest, 25 shtator 2025 (Mia) - Kryeministri hungarez Viktor Orban bisedoi në telefon me presidentin amerikan Donald Tramp për disa çështje, duke përfshirë edhe sigurinë energjetike në Evropën Qendrore, deklaroi mbrëmë vonë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në një video të publikuar në Fejsbuk.
Pas takimit me homologun e tij rus, ministrin e Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju Jork, Sijarto tha se furnizimi me energji i Hungarisë nuk mund të garantohet pa importin e gazit dhe naftës ruse, raportuan sot mediat britanike.
Sijarto para dy ditësh deklaroi për Guardian se Hungaria nuk do të ndalojë importin e energjisë nga Rusia, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të sigurojë furnizim të sigurt me energji pa burimet ruse dhe se ata e "kuptojnë" thirrjen e Trampit drejtuar vendeve të NATO-s dhe BE-së që të ndalojnë importin e energjisë nga Rusia.
Sipas tij, rrugët alternative, siç është tubacioni Adria përmes Kroacisë, nuk janë të mjaftueshme për të zëvendësuar naftësjellësin Druzhba, rruga kryesore e naftës ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s