• e premte, 05 dhjetor 2025

Sijarto: Trampi është shpresa e vetme për paqe

Sijarto: Trampi është shpresa e vetme për paqe

Minsk, 29 tetor 2025 (MIA) – Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp është shpresa e vetme për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe Hungarisë. 

“Mendoj se Trampi është shpresa e vetme për paqe”, deklaroi Sijarto për kanalin televiziv bjellorus “Përvi informativni”. 

Sipas tij, liderët e Evropës Perëndimore me vetëdije i sabotojnë nismat paqësore të Trampit, ndërsa ai i akuzoi për dështimin e përpjekjeve paqësore paraprake. 

“Nëse liderët evropianë nuk e sabotonin, ai tashmë mund të arrijë sukses”, tha Sijarto. 

Ministri hungarez tha se politika e BE-së në mbështetje të vazhdimit të luftës në Ukrainë është “vetëvrasëse”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR