• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sijarto: Sulmet në territorin rus tërheqin rrezik nga një përshkallëzimi serioz të konfliktit

Sijarto: Sulmet në territorin rus tërheqin rrezik nga një përshkallëzimi serioz të konfliktit

 Budapest, 29 gusht 2024 (MIA) - Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, sot deklaroi se Budapesti kundërshton sulmet me armë me rreze të gjata veprimi në territorin rus, sepse, siç theksoi, tërheq rrezik nga përshkallëzimi serioz të konfliktit.

"Nëse ka gjithnjë e më shumë armë në Ukrainë, nëse ka sulme të gjera në territorin rus, do të ketë një rrezik më të madh të përshkallëzimit, ndërsa rreziku nga lufta do të bëhet më serioz dhe kjo luftë do të bëhet më e vështirë. Ne këtë nuk e duam, prandaj sot në Bruksel do të mbajmë qëndrim paqësor", ka shkruar Sijarto në Fejsbuk para takimit të sotëm të shefave të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes në Bruksel. 

 Sijarto vlerësoi ajo që mund të shihet në videot e shumta, në të cilat shihet si "ukrainasit e varfër dërgohen në front, ku shumica prej tyre në thelb presin të vdesin, është "brutale".

 "Kjo çmenduri duhet të marrë fund, ndërsa  po ashtu edhe lufta në Ukrainë”, përfundoi shefi i diplomacisë hungareze.

 

QËNDRONI TË LIDHUR