• e hënë, 16 dhjetor 2024

Sijarto njoftoi ndërtimin e bllokut të gjashtë të centralit bërthamor Paks

Sijarto njoftoi ndërtimin e bllokut të gjashtë të centralit bërthamor Paks

Budapest, 5 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Sijarto sot njoftoi fillimin e punëve ndërtimore të bllokut gjashtë në centralin bërthamor Paks.

"Kanë filluar punimet e tokës për bllokun e gjashtë të ardhshëm, që ishte hapi i parë në përgatitjen e ndërtimit, data e dëshiruar e ndërtimit në vitin 2030 mbetet reale", tha Sijarto.

Ai shtoi se punët e para zhvillohen në thellësi prej pesë metra dhe se kjo fazë e procesit për bllokun e gjashtë tashmë ka përfunduar.

Disa pjesë të bllokut të gjashtë do të jenë në një thellësi deri në 23 metra për të siguruar stabilitet dhe siguri të bllokut.

Sijarto shtoi se rreth 30 deri në 40 kamionë po punojnë tashmë për gërmimin e tokës. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR