• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto: Në Ukrainë po vriten hungarezë

Sijarto: Në Ukrainë po vriten hungarezë

Beograd, 6 mars 2023 (MIA) - Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Siajrto deklaroi për TV N1 të Kroacisë se Kievi po rekrtuton disa 150.000 hungarezë nga bashkësia etnike në Ukrainë dhe i dërgon në "linjën e parë të frontit" ku po vriten.

TV N1 Serbi të dielën në mbrëmje njoftoi se në intervistën e xhiruar të enjten gjatë vizitës së tij në Zagreb, Sijarto ka vlerësuar se pozicioni i Hungarisë dallon nga të tjerët në Bashkimin Evropian sepse "nuk po vriten ushtarë danezë ose gjermanë në këtë luftë, por hungarezë".

Sijarto tha se tani "retorika ushtarake është shumë më e fuqishme se sa bisedimet për paqe", se Qeveria e Hungarisë bën thirrje për ndërprerje të zjarrir dhe bisedime urgjente paqësore dhe shpreson se "bashkësia evropiane dhe transatlantike do ta miratojnë pozicionin hungarez".

Sijarto tha se në Ukrainë "është e qartë kush kë e ka sulmuar", ndërsa Budapesti e dënon Rusinë për luftën", por se "dukshëm ekzistojnë dy anët e luftës" dhe se shpreson se palët do të bisedojnë sepse "të dyja palët duan paqe të qëndrueshme".

I pyetur për mundësinë e kryeministrit Viktor Orban ta vizitojë Kievin, Sijarto tha se Orbani ka marrë ftesë dhe "kur do të krijohen kushte, mund të ketë vizitë". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR