Sijarto në Moskë: Hungaria dhe Rusia duhet së bashku t'i rezistojnë presionit të jashtëm
- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto deklaroi se Rusia dhe Hungaria duhet t'i rezistojnë së bashku presionit të jashtëm. Ai e bëri këtë deklaratë pas arritjes së tij në Moskë për të marrë pjesë në një seancë të komisionit ndërqeveritar ruso-hungarez për bashkëpunim ekonomik.
- Post By Fami Bajrami
- 14:02, 9 dhjetor, 2025
Moskë, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto deklaroi se Rusia dhe Hungaria duhet t'i rezistojnë së bashku presionit të jashtëm. Ai e bëri këtë deklaratë pas arritjes së tij në Moskë për të marrë pjesë në një seancë të komisionit ndërqeveritar ruso-hungarez për bashkëpunim ekonomik.
Seancat e komisionit mbahen çdo vit, me atë që Moska dhe Budapesti ndërrohen si nikoqirë. Nga ana ruse, komisioni drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Mihail Murashko.
Sijarto tha në takimin e sotëm në Moskë se Hungaria dhe Rusia udhëhiqen nga interesat e tyre kombëtare kur marrin vendime.
"Presidenti rus Vlladimir Putin dhe kryeministri hungarez Viktor Orban diskutuan shumë çështje të rëndësishme për bashkëpunimin tonë dhe kjo u jep një shtysë të re marrëdhënieve tona", theksoi Sijarto.
Ne duhet të punojmë me vendosmëri, t'i rezistojmë presionit që po ushtrohet mbi ne. Ne duhet të bëjmë një hap për të rritur treguesit e bashkëpunimit tonë, shtoi tutje ministri hungarez.
Ai theksoi se "një furnizim i sigurt me burime energjie për Hungarinë është shumë i rëndësishëm për ne.
"Kjo nuk është një çështje politike apo ideologjike, por një çështje pragmatike që ndikon në mbijetesën tonë", vazhdoi Sijarto. Ai konfirmoi se qëllimi i kryeministrit Orban është "të ndërtojë marrëdhënie të qeta me Rusinë në sektorin e energjetikës".
Foto: Fejsbuku i Sijartos