• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sijarto: Hungaria nuk do të financojë dërgesë të armëve për Ukrainën

Sijarto: Hungaria nuk do të financojë dërgesë të armëve për Ukrainën

Budapest, 22 janar 2024 (MIA) - Hungaria nuk do të marrë pjesë në financimin e dërgesave të armëve për Ukrainën nga Fondi evropian për paqe, por nuk mundet dhe nuk dëshiron të përzihet në punët e shteteve të tjera, deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto.

"Hungaria deri më tani nuk ka dërguar armë dhe nuk do ta bëjë atë edhe në të ardhmen. Nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në çfarëdo lloj vendimi apo procesi që do të çonte drejt rritjes së dërgesave të armëve për Ukrainën", u deklaroi Sijarto gazetarëve hungarezë pas takimit me shefat e diplomacive të BE-së, transmeton televizioni M1.

Sipas tij, Hungaria do të duhet të paguajë 23 miliardë forinta (60 milionë euro) në vit në fondin e përgjithshëm që vendet e tjera të dërgojnë armë në Ukrainë.

"Kuptohet, ne nuke  mbështesim këtë propozim ... Në të njejtën kohë, kuptohet, nuk mundemi dhe nuk duam t'i parandalojmë të tjerët të dërgojnë armë ... Ai do të jetë vendim i secilit individualisht, secila qeveri duhet të jetë përgjegjëse para votuesve të vet, Hungaria nuk do të marrë pjesë në dërgesën e armëve", theksoi Sijarto.

Paraprakisht, Uoll Strit Xhurnall, duke iu referuar draft dokumentit, lajmëroi se Shërbimi evropian për punë të jashtme ka propozuar krijim të një fondi të ri për ndihmë financiare për Ukrainën në mënyrë që të anashkalohet vetoja hungareze. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR