• e premte, 05 dhjetor 2025

Sijarto: Hungaria dëshiron aleancë me Çekinë dhe Sllovakinë

Sijarto: Hungaria dëshiron aleancë me Çekinë dhe Sllovakinë

Minsk, 28 tetor 2025 (MIA) – Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, deklaroi sot se vendi i tij shpreson në formimin e aleancës qendrore evropiane me Çekinë dhe Sllovakinë, vende të cilat kanë qeveri patriotike dhe sovrane dhe ndajnë qëndrime të ngjashme për politikën e jashtme dhe çështjen e Ukrainës. 

Duke folur në margjinat e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare për sigurinë euroaziatike në Minsk, Sijarto theksoi se Budapesti ndan pikëpamje të përbashkëta me Bratislavën për të ardhmen e Evropës, bashkëpunimin dhe rolin e Ukrainës. 

“Besojmë që qeveria e ardhshme çeke, pas fitores së lëvizjes ANO të Andrej Babish, do t’i ndajë qëndrimet e tona, sepse kemi prejardhje nga familja e njëjtë politike – grupi ‘Patriotë për Evropën’ në Parlamentin Evropian”, tha Sijarto. 

Ai shtoi se Hungaria pret se një aleancë e tillë ka mundësi të kontribuojë për fuqizimin e “politikës së jashtme sovrane” në rajon dhe rritjen e ndikimit të tij në Evropë. fc/

Foto: Sijarto në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR