• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sijarto: Detyrë e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë shpëtimi i jetëve

Sijarto: Detyrë e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë shpëtimi i jetëve

Budapest, 20 qershor 2023 (MIA) - Detyrë parësore e bashkësisë ndërkombëtare duhej të ishte shpëtimi i jetëve, tha ministri i për Punë të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, duke shtuar se Budapesti edhe krahas sulmeve dhe presioneve mbetet në qëndrimin e saj dhe bën thirrje për paqe në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sijarto këtë e deklaroi në seancën plenare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, transmetojnë agjencitë.

Ai ka thënë se Evropa për momentin po përballet me sfidat më të vështira ekonomike dhe asaj të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe çështja është nëse konflikti rajonal do të përshkallëzohet në luftë botërore.

"Disa liderë evropianë vuajnë nga psikoza e luftës. Njerëzit e zakonshëm nuk janë përgjegjës për luftën, por të gjithë paguajnë çmimin në formën e inflacionit në rritje", ka thënë kreu i diplomacisë hungareze.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR