• e premte, 05 dhjetor 2025

Sijarto: Është e pamundur që BE-ja të mos e dinte se Ukraina përgatitë sulm ndaj “Druzhbës”

Sijarto: Është e pamundur që BE-ja të mos e dinte se Ukraina përgatitë sulm ndaj “Druzhbës”

Budapest, 26 gusht 2025 (MIA) – Ministri hungarez për Punë të Jashtme, Peter Sijarto deklaroi se të pakta janë gjasat që Ukraina të ketë kryer sulme ndaj naftësjellësit "Druzhba" pa një koordinim paraprak me liderët evropianë.

"Është shumë vështirë të imagjinohet që kjo çështje të mos jetë ngritur midis Zelenskit dhe Fon der Lajenit si dhe liderëve të tjerë evropianë. Zelenski dhe liderët evropianë janë vazhdimisht së bashku, komunikojnë vazhdimisht, publikojnë në rrjetet sociale sa herë kanë folur gjatë ditës. Mendoj se është jo reale që kjo çështje të mos ketë qenë ngritur midis tyre", ka thënë Sijarto në emisionin “Borcovski ças”.

Ai kujtoi Komisioni Evropian në fillim të vitit dha garanci me shkrim se do të mbronte infrastrukturën kyçe energjetike të vendeve të BE-së nga sulmet e vendeve jo anëtare. Megjithatë, pas tre sulmeve ukrainase ndaj "Druzhba" në një periudhë të shkurtër kohore, KE nuk lëshoi asnjë deklaratë të vetme.

“Pas kësaj është shumë e vështirë të besohet se nuk ka pasur asnjë koordinim midis Fon der Lajenit, disa liderëve evropianë dhe Zelenskit në lidhje me sulmet ndaj tubacionit të naftës 'Druzhba'. Është e vështirë të imagjinohet që ata nuk kanë folur të paktën disa fjalë”, theksoi ministri hungarez.

Foto: Sijarto në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR