• e diel, 22 dhjetor 2024

Sigurimi i kryeministrit të Haitit duhej të qëllonte për sigurinë gjatë vizitës së tij në spital

Sigurimi i kryeministrit të Haitit duhej të qëllonte për sigurinë gjatë vizitës së tij në spital

Porto-o-Prens, 30 korrik 2024 (MIA) - Sigurimi i kryeministrit të Haitit, Geri Konill duhej të qëllonte për siguri gjatë vizitës së tij në një spital dikur të kontrolluar nga bandat në Port-o-Prens, kumtoi sot zyra e kryeministrit të Haitit.

Konill, me kreun e policisë kombëtare Normil Ramo dhe gazetarë, kanë vizituar dje spitalin më të madh në Haiti dhe gjatë vizitës së tij ka pasur të shtëna para godinës.

Personeli i sigurisë qëlloi disa të shtëna ndërsa Konill dhe shefi i policisë u larguan nga spitali.

"Kryeministri dhe ekipi i tij u larguan plotësisht nga spitali dhe u kthyen në zyrën e tij”, thuhet në kumtesë.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar apo të vdekur nga ngjarja. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR