• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Si-En-En: Tramp dhe Putin do të takohen në bazën ajrore Elmendorf-Riçardson në Enkorixh

Si-En-En: Tramp dhe Putin do të takohen në bazën ajrore Elmendorf-Riçardson në Enkorixh

Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Takimi mes presidentit amerikan dhe atij rus, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, do të mbahet në bazën ushtarake ajrore amerikane Elmendorf-Riçardson në Alaskë, lajmëron Si-En-En, duke iu referuar burimeve të informuara.

"Organizuesit konkluduan se qyteti i vetëm në shtetin e madh që mund të jetë lokacion adekuat për samitin është Enkorixhi. Dhe vetëm baza ajrore Elmendorf-Riçardson, e cila ndodhet në pjesën veriore të qytetit i përmbushëm kushtet të jetë nikoqir i tkaimit historik", kumtoi Si-En-En.

Bashkëbiseduesit në televizioin amerikan sqaruan se Shtëpia e Bardhë shpresonte se do ta evitojë situatën në të cilën presidenti rus dhe shoqërimi i tij do të priten në një objekt ushtarak amerikan, por Alaska për mkomentin është në kulmin e sezonit turistik, prandaj nuk është gjetur një loakcion tjetër adekuat për samitin.

Shtëpia e Bardhë mbrëmë kumtoi se takimi mes presidentit Tram dhe presidentit Putin do të mbahet të premten në Enkorixh, Alaskë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, në konferencë prë shtyp kumtoi se presidenti Tramp të premten në mëngjes do të udhëtojë drejt Enkorixhit, në takim bilateral me presidentin rus.

Livit shtoi se "nuk dëshiron të vendosë linja të kuqe" për Trampin në kontekts të negociatave dhe shtoi se Trampi u bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë drejtpërdrejtë të angazhohen me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për çështje humanitare.

Ajo deklaroi se takimi mes Trampit dhe Putinit do të jetë "stërvitje për dëgjimin e presidentit amerikan".

Таа изјави дека средбата меѓу Трамп и Путин ќе биде „вежба за слушање за американскиот претседател“.

Ajo njoftoi se ka plane që Trampi ta vizitojë Rusinë në të ardhmen.

Trampi paraprakisht deklaroi se dy palët në konflikt do të duhet të lëshojnë një pjesë të territorit në ënyrë që të përfundohet konflikti i përgjakshëm që po zgjatë mbi tre vite. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR