• e premte, 05 dhjetor 2025

Si-En-En: Sulmet amerikane nuk i shkatërruan objektet bërthamore iraniane, tregon vlerësimi fillestar i inteligjencës

Si-En-En: Sulmet amerikane nuk i shkatërruan objektet bërthamore iraniane, tregon vlerësimi fillestar i inteligjencës

Uashington, 25 qershor 2025 (MIA) – Vlerësimi fillestar i inteligjencës për sulmet amerikane ndaj tre objekteve bërthamore iraniane në Tananc, Fordo dhe Ifhasan tregoi se ata nuk arritën t’i shkatërrojnë komponentët e programit dhe sipas gjitha gjasave e kthyen programin bërthamor të Teheranit për vetëm disa muaj, bëhet e ditur në raportin e Si-En-En.  

Vlerësimi i Agjencisë për Inteligjencë të Mbrojtjes (DIA), shërbimi i brendshëm i inteligjencës së Pentagonit, bazohet në vlerësim të dëmit nga ana e Komandës Qendrore të SHBA-së pas sulmeve në orët e hershme të mëngjesit të dielën, informon Si-En-En, duke iu referuar njërit nga katër burimet anonime për të cilët thuhet se i dhanë vlerësimet.  

Edhe pse analiza po vijon ende dhe mund të ndryshohet siç do të jenë në dispozicion të dhëna shtesë, ajo ende është në kundërshtim me insistimin e vazhdueshëm publik të presidentit amerikan Donald Tramp se sulmet i shkatërruan objektet në Fordo, Natanc dhe Isfahan

Dy burime thanë se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit nuk janë shkatërruar, përderisa një tjetër ka deklaruar se centrifugat të cilat shfrytëzohen për pasurimin mbetën në thelb “të paprekura”. 

“Domethënë, vlerësimi (i DIA) është se SHBA-ja i ktheu prapa për ndoshta disa muaj, më të shumti”, tha njëri nga burimet. 

Shtëpia e Bardhë ashpër e hodhi poshtë analizën, por duket se e pranoi ekzistimin e saj. 

“Ky vlerësim i supozuar është plotësisht i gabuar dhe klasifikohet si ‘top sekret’, por iu dha Ci-En-En-it nga një person anonim dhe me rang të ulët në komunitetin e inteligjencës”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.

Ajo theksoi se "rrjedhja e këtij vlerësimi të supozuar është një përpjekje e qartë për të diskredituar presidentin Tramp dhe pilotët e guximshëm luftarakë që kryen një mision të ekzekutuar në mënyrë të përsosur për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit".

"Të gjithë e dinë se çfarë ndodh kur hidhen katërmbëdhjetë bomba 14-tonëshe në mënyrë perfekte mbi objektivat e tyre: shkatërrim total", shtoi ajo.

Izraeli filloi fushatë ajrore kundër objekteve ushtarake dhe bërthamore të Iranit më 13 qershor, duke goditur disa nga lokacionet e njëjta të cilët i goditën edhe SHBA-ja të dielën. 

“SHBA-ja i sulmoi objektet Fordo dhe Natanc me 14 bomba shpërthyese bunkerësh prej 13.600 kilogramë, të hedhura nga stelt bombardues B-2”, deklaroi të dielën gjenerali i Shtabit të bashkuar të forcave të armatosura, Den Kejn.

Ai shtoi se më shumë se njëzetë raketa të lansuara nga nëndetëse ishin hedhur drejt cakut në Isfahan. 

Trampi tha se vendet ishin “shkatërruar plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë”. 

“Ishte një nder i madh për mua të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj të ndaloja luftën”, tha Trampi në rrjetet sociale të martën. fc/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR