Si-En-En: Rusia i dërgon Iranit armët perëndimore të sekuestruara në Ukrainë
- Rusia sekuestroi një pjesë të armëve dhe pajisjeve ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s që kanë mbetur në fushën e betejës në Ukrainë dhe po i dërgon në Iran, raporton Si-En-En duke cituar katër burime. Burimet thonë se SHBA beson se Teherani do të përpiqet të bëjë versionin e vet të armës.
- Post By Sara Ademi
- 20:52, 10 mars, 2023
Uashington, 10 mars 2023 (MIA) - Rusia sekuestroi një pjesë të armëve dhe pajisjeve ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s që kanë mbetur në fushën e betejës në Ukrainë dhe po i dërgon në Iran, raporton Si-En-En duke cituar katër burime. Burimet thonë se SHBA beson se Teherani do të përpiqet të bëjë versionin e vet të armës.
"Gjatë vitit të kaluar, SHBA, NATO dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë kanë vërejtur disa raste kur forcat ruse sekuestruan pajisje të armëve, duke përfshirë sistemet antitank "Xhavelin" dhe sistemet anti-ajrore "Stinger", që forcat ukrainase janë detyruar herë pas here të largohen në fushën e betejës", thanë burimet për Si-En-En.
Burimet thonë se në shumë prej këtyre rasteve, Rusia dërgoi armë dhe pajisje në Iran për çmontim dhe analizë. Ata besojnë se e bënë këtë në mënyrë që ushtria iraniane të mund të përpiqej të bënte versionin e saj të asaj arme. Rusia beson se dërgesat e vazhdueshme të armëve perëndimore të sekuestruara në Iran do të inkurajojnë Teheranin të vazhdojë mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës, thonë burimet. sa/