• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si-En-En: Në mesin e caqeve të sulmit iranian ishte edhe selia e Mosadit në Tel Aviv

Si-En-En: Në mesin e caqeve të sulmit iranian ishte edhe selia e Mosadit në Tel Aviv

Tel Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) – Në mesin e caqeve të sulmit të djeshëm iranian me raketa ndaj Izraelit ishin aeroporte dhe pista, si dhe zyrat e shërbimit të inteligjencës ndërkombëtare të Izraelit Mosad, informon Si-En-En.

“Cak (i sulmit iranian) ishte edhe shtabi i Mosadit, i cili gjendet në pjesën veriore të Tel Avivit, në zonën e banuar dendur dhe ekziston shqetësim, edhe krahas asaj që Irani e vlerëson si cak ushtarak, ajo është zonë e banuar denduar ku jetojnë shumë civilë”, tha gazetari i Si-En-En nga Tel Avivi, Xhim Shiuto.

Garda revolucionare iraniane paraprakisht sot njoftoi se ka lansuar më shumë se 100 raketa ndaj Izraelit si përgjigje e vrasjes së fundit të liderit politik të Hamasit Ismail Hanie, liderit të Hezbollahut Hasan Nasrallah dhe zëvendës komandantit operativ të IRGC Abas Nilforushan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pas sulmit deklaroi se Irani ka bërë “gabim të madh” dhe se “do të paguajë për këtë”. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR