• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si-En-En: Mask nuk është i interesuar për pozitë në administratën e Trampit

Si-En-En: Mask nuk është i interesuar për pozitë në administratën e Trampit

Uashington, 11 nëntor 2024 (MIA) - Miliarderi amerikan, Ilon Mask me siguri nuk do të jetë në administratën e ardhshme të Donald Trampit, ndërsa në të njëjtën kohë rritet ndikimi i tij tek presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot Si-En-En, duke iu referuar shumë burimeve. 

Kanali televiziv amerikan përkujton se Maskit publikish iu ofrua të udhëheqë me komisionin për efikasitet për uljen e shpenzimeve në qeverinë federale amerikane.

Megjithatë, një burim i informuar me këtë çështje tha se është pak e besueshme që ai të dëshirojë një pozicion qeveritar me orar të plotë, duke marrë parasysh se çfarë do të thoshte për rolin e tij në kompanitë që ai drejton. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR