• e premte, 05 dhjetor 2025

Si-En-En: Irani kërkon takim urgjent të Këshillit të sigurisë së KB-së

Si-En-En: Irani kërkon takim urgjent të Këshillit të sigurisë së KB-së

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Irani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të biseduar për sulmet izraelite ndaj vendit, deklaroi misioni iranian në KB për Si-En-En. 

Në sulmin izraelit në disa lokacione në Iran mëngjesin e sotëm humbën jetën shumë komandantë, shkencëtarë dhe civilë, njoftoi agjencia iraniane. 

Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) më herët njoftuan se më shumë se 100 dronë u lëshuan nga Irani drejt Izraelit dhe se forcat ajrore izraelite po punojnë për zmbrapsjen e tyre. 

Qeveria iraniane njoftoi se sulmi izraelit ndaj vendit, në të cilin humbën jetën disa gjeneralë iranianë, shkencëtarë dhe qytetarë, ka vërtetuar se ky, siç thonë "regjim jolegjitim" nuk respekton asnjë rregull apo ligj ndërkombëtar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR