• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si-En-En: FBI heton sulmin kibernetik me qëllim të keq në rrjetin e saj

Si-En-En: FBI heton sulmin kibernetik me qëllim të keq në rrjetin e saj

 

Uashington, 17 shkurt 2023 (MIA) - Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI)në ditët e kaluara është duke hetuar dhe duke punuar për të shtypur një sulm kibernetik keqdashës në një pjesë të rrjetit të saj kompjuterik, njoftoi sotSi-En-En, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara.

Zyrtarët e FBI-së besojnë se incidenti përfshinte sistemin kompjuterik të byrosë të përdorur në hetimet e fotografive të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, thanë dy burime. FBI po punon për të marrë më shumë informacione, thanë burimet, duke shtuar se ky është një incident i izoluar dhe se burimi i sulmit haker është duke u hetuar.

Burimet vunë në dukje se sulmi kibernetik përfshiu zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork, një nga zyrat më të mëdha dhe më të larta të byrosë.

Në nëntor 2021, hakerët përdorën një adresë të ligjshme emaili, të cilën FBI e përdor për të komunikuar me agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit, për të dërguar email të rremë mijëra organizatave në lidhje me një kërcënim të supozuar kibernetik.

FBI në atë kohë kumtoi se kishte rregulluar një të metë softuerike të lidhur me incidentin, por byroja ende nuk ka shpallur publikisht një të dyshuar. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR