Si-EN-EN: Administrata e Trampit është e gatshme ta njohë kontrollin rus mbi Krimenë me qëllim që të përfundohet lufta
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp është e gatshme ta njohë kontrollin rus ndaj Krimesë si pjesë e propozimit për përfundim të luftës në Ukrainë, lajmëroi sot Si-En-En, duke iu referuar funkionarëve mirë të informuar.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:22, 19 prill, 2025

Uashington, 19 prill 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp është e gatshme ta njohë kontrollin rus ndaj Krimesë si pjesë e propozimit për përfundim të luftës në Ukrainë, lajmëroi sot Si-En-En, duke iu referuar funkionarëve mirë të informuar.
Propozimi përfshin edhe vendosjen e ndërprerjes së zjarrit përgjatë linjave të tanishme të frontit.
Një funksionar anonim për Si-En-En-in deklaroi se plani iu prezantua përfaqësuesve evropianë dhe ukrainas të cilët u takuan të enjten në Paris.
Korniza paqësore u përmend edhe në bisedën telefonike mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.
Disa pjesë të këtij plani duhet të finalizohen dhe SHBA-ja planifikon të punojë me Evropën dhe Ukrainën për këtë javën e ardhshme në Londër, tha burimi anonim. ab/
Fotо: МIА arkivi