• e premte, 05 dhjetor 2025

Sibiha: Ukraina gati për negociata, Rusia duhet të tregojë gatishmëri për një armëpushim të vërtetë

Sibiha: Ukraina gati për negociata, Rusia duhet të tregojë gatishmëri për një armëpushim të vërtetë

 Kiev, 30 prill 2025 (MIA) - Ukraina është e gatshme për negociata paqeje në çdo format, sapo Moska të tregojë vërtet se është e gatshme për rrugën e vështirë drejt paqes, tha sot Ministri i ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha.

"Rusia mund të tregojë gatishmërinë e saj të vërtetë për bisedime paqeje duke rënë dakord për një armëpushim të vërtetë prej të paktën 30 ditë. Nëse Rusia është gati për një armëpushim 60 ose 90-ditor, edhe ne jemi", tha ai në një postim në rrjetin X.

 Sibiha shtoi se Rusia duhet të ndalojë së foluri për gatishmërinë për paqe dhe të fillojë të veprojë, duke rënë dakord pa kushte për një armëpushim të vërtetë dhe të qëndrueshëm.

 Paraprakisht, këtë javë, Sibiha tha se Rusia duhet të ndërpresë menjëherë zjarrin nëse dëshiron paqe, pa pritur deri më 8 maj.

 Ai e tha këtë në përgjigje të propozimit të Presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim treditor për Ditën e Fitores.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR