Sibiha: Takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Ukrainë-NATO për shkak të sulmeve masive ruse
- Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha kumtoi se sot në bruksel do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Ukrainë-NATO për shkak të sulmeve masive ruse.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:49, 1 shtator, 2025
Bruksel, 1 shtator 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha kumtoi se sot në bruksel do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Ukrainë-NATO për shkak të sulmeve masive ruse.
"Sot në bruksel do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit NATO-Ukrainë me kërkesë të Ukrainës dhe si përgjigje të sulmeve të kohëmëparshme masive ajrore nga ana e Rusisë. Presim diskutim të fokusuar për hapa të përbashkët për përgjigje adekuate të anulimit të përpjekjeve paqësore nga ana e Rusisë dhe eskalimit të terrorit ndaj ukrainasve", shkroi Sibiha në platformën X.
Ai e falënderoi NATO-n dhe të gjithë aleatët të cilët vazhdojnë fuqishëm ta mbështesin Ukrainën.
"Moska duhet të ndjejë presion më të fuqishëm sepse ajo po e vazhdon luftën", theksoi shefi i diplomacisë ukrainase. ab/
foto:Х