• e premte, 05 dhjetor 2025

Sibiha: Sulmi rus ndaj Kievit gjatë Samitit të G7-shit tregon mosrespektim ndaj SHBA-së

Sibiha: Sulmi rus ndaj Kievit gjatë Samitit të G7-shit tregon mosrespektim ndaj SHBA-së

Kiev, 17 qershor 2025 (MIA) - Sulmi vdekjeprurës ajror rus ndaj Kievit gjatë samitit të G7-shit në Kanada është sinjal për mosrespektim ndaj SHBA-ës dhe partnerëve të tjerë të cilët bënë thirrje për përfundim të luftës, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha.

"Qëllimi i (presidentit rus) Vlladimir Putin është shumë i thjeshtë: t'i shfaqë liderët e G7-shit si të dobët. Vetëm hapa të vendosur dhe presion i vërtetë ndaj Moksës mund të dëshmojë se ai gabim", shkroi Sibiha në "Iks".

"Rregullisht marr raporte nga ministri i Punëve të Brendshme (Igor) Klimenko dhe komandantët tanë ushtarak për pasojat nga sulmi masiv rus. U përdorën mbi 440 fluturake pa pilot dhe 32 raketa. Kievi u përball me një prej sulmeve më tronditëse. Gjithashtu, gjatë natës u sulmuan rajonet Odea, Zaporozhje, Pernigov, Zhitomir, Kirovgrad, Nikollave dhe Kiev. Jemi në kontakt me të gjithë partnerët në të gjitha nivelet e mundhme për të siguruar përgjigje adekuate. Terroristët duhet ta ndjejnë dhimbjen, dhe jo civilët e pafajshëm", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Telegram, i cituar nga Ukrinform. ab/

fotо: MIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR