Sibiha: Kurrfarë vendime në lidhje me paqen nuk mund të merren pa Ukrainën
- Vendimet paqësore nuk mund të merren pa Ukrainën, ndërsa negociatat mund të japin rezultate vetëm pasi të arrihet armëpushim, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha, para takimit mes presidentit rus dhe amerikan Vladimir Putin dhe Donald Tramp në Alaskë.
- Post By Sara Ademi
- 08:04, 15 gusht, 2025
Kiev, 15 gusht 2025 (MIA) - Vendimet paqësore nuk mund të merren pa Ukrainën, ndërsa negociatat mund të japin rezultate vetëm pasi të arrihet armëpushim, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha, para takimit mes presidentit rus dhe amerikan Vladimir Putin dhe Donald Tramp në Alaskë.
Ai theksoi se qëndrimi i Ukrainës dhe partnerëve të saj në rrugën drejt paqes është principiel dhe i qartë se nuk mund të konfirmohet pa Kievin, transmetojnë mediat ukrainase.
"Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se evropianët. Por, Rusia e sheh qëllimin e saj kryesor në udhëheqjen e luftës. Rusia preferon të ndërtojë mure të reja në rrugën tonë drejt paqes së drejtë dhe të përhershme. Ajo dëshiron ta vulosë lirinë tonë", tha Sibiha në një postim në "X".
Ai shtoi se vetëm përmes unitetit, i cili është "më i fortë se imperializmi rus", mund të arrihet paqe dinjitoze e ndërtuar mbi një siguri të besueshme. Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin, do të takohen sot në Alaskë, shteti më i madh dhe më i largët amerikan, për të biseduar për ndërprerjen e luftës në Ukrainë. sa/
foto: EPA