• e premte, 05 dhjetor 2025

Sibiha dhe Grosi biseduan për kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore

Sibiha dhe Grosi biseduan  për kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore

 Kiev, 29 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Jashtëm ukrainas Andrij Sibiha sot bisedoi me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, në lidhje me situatën në centralin bërthamor të Zaporizhjës.

"U takova me Rafael Grosin në lidhje me situatën në centralin bërthamor të Zaporizhjës dhe aksionet terroriste të Rusisë. Drejtori i përgjithshëm dha informacionin më të fundit për kërcënimet aktuale kritike ndaj sigurisë bërthamore në central, ka shkruar ai në Iks. 

 Sibiha theksoi se Rusia ka vjedhur termocentralin bërthamor ukrainas dhe po përpiqet ta integrojë me forcë në sistemin e saj energjetik, pavarësisht, siç tha, rrezikut në rritje të një incidenti bërthamor.

 "Besojmë se mekanizmi i menaxhimit të përkohshëm të ANEB-it për termocentralin bërthamor të Zaporizhjës është i vetmi opsion realist që mbetet në afat të shkurtër. Qëndrimi i Ukrainës mbetet i pandryshuar: termocentrali bërthamor i Zaporizhjës duhet t'i kthehet pronarit të tij ligjor, Ukrainës, sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi Sibiha.

 Foto: Sibiha në Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR