• e enjte, 04 dhjetor 2025

Sibiha: Bratisllava do ta furnizojë Kievin me pajisje energjetike në vlerë prej 500.000 eurove

Sibiha: Bratisllava do ta furnizojë Kievin me pajisje energjetike në vlerë prej 500.000 eurove

Kiev, 17 tetor 2025 (MIA) - Sllovakia do t'i dërgojë Ukrainës pako të re të pajisjes energjetike në vlerë prej 500.000 eurove, ndërsa 300.000 euro nga Btarisllava në Kiev do të kahëzohen drejt krijimit të strehimoreve në shkolla nga bombat, kumtoi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, ANdrij Sibiha në X.

Sibiha u takua me kolegun e tij sllovak, Juraj Blanar në qytetin Koshice, Sllovaki, në suaza të rrethit të tretë të konsultimeve ndërqeveritare me të cilat kryesuan kryeministrat e të dy vendeve - Julija Sviridenko dhe Robert Fico.

U diskutuan çështjet strategjike bilaterale dhe mënyrat për thellim të dialogut politik. Sibiha e falënderoi Sllovakinë për mbështetjen ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe kandidaturës së Ukrainës për anëtarësim në BE - njëkohësisht me Moldavinë dhe pa "ndarje".

"E informova kolegun tim sllovak për sulmet e paradokohshme ruse ndah infrastrukturës sonë energjetike dhe civilëve. Dhe jam mirënjohës për kumtesën e re se Sllovakia do të dërgojë pako të re të pajisjes energjetike për Ukrainën në vlerë prej 500.000 eurove", shkroi Sibiha në X.

Sipas tij, pala sllovake do të sigurojë edhe 300.000 euro për ndërtim të strehimoreve në shkolla nga bombat në rajonet e Ukrainës nëpër të cilat kalon linja e frontit.

Ministrat biseduan edhe për pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, që pritet së shpejti të hyjë në fuqi. Ministri i Jashtëm ukrainas e ceki rëndësinë e ngrirjes së plotë të mjeteve ruse në dobi të Ukrainës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR