Si-Bi-Es: Pritet që Bajdeni të marrë pjesë në varrimin e papa Françeskut
- Ish presidenti i SHBA-së Xho Bajden duhet të marrë pjesë në varrimin e papa Françeskut të shtunën në Vatikan, informojnë disa burime të njoftuara me planet e tij, raportoi Si-Bi-Es njuz.
- Post By Sara Ademi
- 10:04, 25 prill, 2025
Uashington, 25 prill 2025 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së Xho Bajden duhet të marrë pjesë në varrimin e papa Françeskut të shtunën në Vatikan, informojnë disa burime të njoftuara me planet e tij, raportoi Si-Bi-Es njuz.
Bajdeni ka mbajtur marrëdhënie të ngushta personale dhe zyrtare me papa Françeskun që nga vizita e papës së ndjerë në SHBA në vitin 2015. "Edhe pse detajet përfundimtare ende nuk janë konfirmuar, Bajdeni ka për qëllim të marrë pjesë", thonë burimet.
Papa Françesko e filloi pontifikatin e tij në vitin 2013 gjatë administratës së Barak Obamës, por ish presidenti amerikan nuk planifikon të marrë pjesë në varrim, sipas zëdhënësit të tij.
Presidenti Donald Tramp dhe zonja e parë e SHBA-së Melania Tramp sot duhet të fluturojnë për në Romë për varrimin të shtunën. sa/
Foto: EPA